AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 08:40

I futi duart të dashurës/ Ekstradohet nga Italia i riu që vrau shokun e ngushtë dhe të atij e tij (EMRI)

I futi duart të dashurës/ Ekstradohet nga Italia i riu që vrau


Pas arrestimit nga Policia italiane më 1 korrik të 2019, është ekstraduar drejt Shqipërisë, Etian Çani, 28-vjeç,pasi gjykata për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e vrasjes.

Etien Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur Beqiri ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.

28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Arsyeja që e ka çuar Canin të kryejë këtë vrasje mësohet të ketë fakti se Beqiri ka ngacmuar të dashurën e shokut të tij të ngushtë. Kjo gjë është zbuluar nga një mesazh që vetë vajza i ka dërguar 28-vjeçarit duke i shpjeguar se ‘Gentjan Beqiri i kishte futur duart’.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër i kërkuar bie në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.

Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.