TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia ka prezantuar kamerat e reja trupore (bodycam) që do të përdoren nga personeli i hekurudhave, një masë që synon rritjen e sigurisë dhe transparencës gjatë ndërhyrjeve. Në konferencën për shtyp për prezantimin e pajisjeve të reja, zëvendëskryeministri Matteo Salvini u pyet edhe për vdekjen e Abderrahim Fakir, 42-vjeçarit me origjinë marokene që humbi jetën gjatë arrestimit nga policia në Bolonjë.
“Jam i bindur se situata do të sqarohet dhe se ata që kërkojnë drejtësi do të marrin drejtësi”, deklaroi Salvini. Ndërkohë, Maroku i ka kërkuar zyrtarisht Italisë të zhvillojë një hetim të plotë mbi ngjarjen.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme marokene kërkoi nga autoritetet italiane “të hedhin dritë të plotë” mbi rrethanat e vdekjes dhe të garantojnë vendosjen e përgjegjësive sipas ligjit. 42-vjeçari, i cili jetonte në Itali që nga mosha pesëvjeçare, humbi jetën pasi u mbajt për disa minuta i shtrirë me gjoks në tokë gjatë arrestimit.
Një video e filmuar nga një banor e tregon Fakirin duke kërkuar ndihmë ndërsa mbahet i immobilizuar nga dy efektivë policie. Prokuroria e Bolonjës ka nisur hetim ndaj dy policëve dhe katër punonjësve të emergjencës që morën pjesë në ndërhyrje. Ngjarja shkaktoi protesta të mëdha në Bolonjë, ku mijëra persona dolën në rrugë. Gjatë përplasjeve me policinë u plagosën 64 efektivë dhe 11 protestues.