TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pas largimit nga detyra të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, një zhvillim që shkaktoi protesta në disa qytete të Ukrainës.
Sipas raportimeve, fillimisht u ngritën spekulime se shkarkimi i Fedorovit lidhej me një përplasje me Syrskyin. Më pas, këto zëra u konfirmuan, duke nxitur debate të reja mbi ndryshimet në drejtimin ushtarak të Ukrainës.
Fedorov, 35 vjeç, është vlerësuar për punën e tij në reformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, modernizimin e forcave të armatosura dhe drejtimin e nismave kundër korrupsionit.
Ndërkohë, Syrskyi, 60 vjeç, është konsideruar nga një pjesë e opinionit ukrainas si një komandant i formuar në traditën ushtarake sovjetike, i cili ka shfaqur hezitim ndaj zbatimit të reformave të thella në ushtri.
Deri më tani, Presidenca ukrainase nuk ka bërë të ditura arsyet zyrtare të shkarkimit të Syrskyit dhe as emrin e personit që pritet ta zëvendësojë në krye të Forcave të Armatosura.