TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpallet në kërkim një person, për vrasjen e Klevis Kapllanit, në Fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë. Personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.
Lexo edhe: “I zunë rrugën me shkurre, la fëmijën 2 muajsh”: Flet daja i 33-vjeçarit që u vra në Rrogozhinë
Mësohet se shkak i vrasjes është bërë sherri për një automjet tip “Audi” dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.
Autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja, ndonëse prej vitesh autori i shpallur në kërkim ishte transferuar në Durrës prej vitesh.
Sakaq Policia ka nisur kontrolle për arrestimin e autorit, ndërsa operacioni që ishte përgatitur për arrestimin e tij nuk rezultoi i suksesshëm.
Njësia speciale organizoi një operacion për arrestimin e autorit gjatë përcjelljes së 33-vjeçarit për në banesën e fundit, pasi u mësua se autori do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Operacion ky që dështoi.
Klevis Kapllani u gjeti i vrarë në automjetin e tij në orët e para të mëngjesit.
33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur. Kapllani u gjet pa shenja jete në automjetin e tij tip “Fiat Punto”.