TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në "Syri Tv", Tomorr Alizoti, ka komentuar situatën politike në vend. Ai e ka cilësuar kryeministrin Rama si një njeri qesharak, që mban një post serioz, dhe të rrezikshëm.
‘Shqipëria nuk ka investime reale. Me Edi Ramën nuk ka standarde. Opozita dunet të jetë e shqetësuar, por edhe gjithë Shqipëria, për këtë njeri.
Edi Rama është një njeri i rrezikshëm. Ai eshtë një narcist, që nuk rri dot pa pushtet. Ky e quan veten shpëtimtar, por qëllimi i tij është të mbajë me zor pushtetin', tha Alizoti.
"Për këtë qëllim, Rama do t'i shkojë deri në fund, nuk do të heqë dorë nga hilet. Kjo është një shenjë që e ndjen humbjen", vijoi ai.
Në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë dhe komentet e Ramës, Alizoti i ka cilësuar ato, si banale.
‘Komentet e tij janë banale dhe ai e ka banalizuar politikën. Teza politike te ai njeri nuk ka. Nëse dikush e pyet për detyrën që mban duhet të ketë një përgjigje serioze. Ai flet, ka plas peshku, flet për midhje, karkaleca. Është injorant i fushës. Është njeri qesharak në një post serioz’, tha Alizoti.
Alizoti komentoi edhe vizitën e Ramës në Gjermani.
‘Vendet që kanë një traditë të madhe në shtetformim e shikojnë nga këndvështirmi i tyre. Një gjerman e shikon në mënyrë të shenjtë kushtetutën. Në syte e këtyre njerëzve, ata e dinë shumë mirë që në Shqipëri nuk kanë të bëjnë me një shtet të së drejtës.
Dhe nëse ky bën një gafë tjetër, ata do i vendosin një embargo. Ata nuk e takojnë, nuk e ka takuar askush. Thjesht ka bërë një takim me një shoqatë. E kanë abandonuar se ky e ka kaluar cakun. Nuk mund ti mashtrosh ata. Të bësh ndryshime kushtetuese pa Gjykatë Kushtetuese. Të gjithë shqiptarët janë të bindur që ky njeri është problem për Shqipërinë', deklaroi Alizoti.