AKTUALITET, 3 Janar 2020, 14:16

Vrasja e gjeneralit iranian, kryeministri Netanyahu ndërpret vizitën në Greqi, largohet me urgjencë

Vrasja e gjeneralit iranian, kryeministri Netanyahu ndërpret vizitën


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është larguar menjëherë nga Athina, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Suleimani, një i dërguar i fuqishëm i Teheranit për çështjet Irakiane, nga forcat e armatosura të SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se pas ngjarjes tronditëse Forcat e Armatosura të Izraelit kanë qenë në gatishmëri të lartë, nga frika e hakmarrjes nga Irani ose forcat miqësore.

Netanyahu ishte në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore mbi tubacionin energjetik EastMed, me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe Presidentin e Qipros, Nikos Anastasiadis.