AKTUALITET, 3 Janar 2020, 14:04

Dëbimi i mësuesit turk, fëmijët kërkojnë babain e tyre

Dëbimi i mësuesit turk, fëmijët kërkojnë babain e


Mësuesi turk, Harun Çelik që u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.

Sipas mediave vendase, Harun Celik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.

42 vjeçari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

Ndërkohë, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të riregjistruar në Kazakistan ku ata janë, kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi katër fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”./abc news.al