AKTUALITET, 3 Janar 2020, 12:26

Heroina në Has/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në Gjykatë, kush janë pesë të akuzuarit (EMRAT)

Heroina në Has/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në Gjykatë,


Pak ditë pas krijimit të saj, SPAK-u ka çuar në Gjykatë dosjen e parë, për të cilën ka mbyllur hetimet.

Pas më shumë se një viti nga operacioni Volvo 4, prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të laboratorit të heroinës në Has.

Prokurori Dritan Prençi u ka komunikuar akuzat të pandehurve, ndërsa kujtojmë se të arrestuarit për heroinën në Has janë:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç

2. Flamur Çela, 48 vjeç

3. Xhevit Shuti, 48 vjeç

4. Mustaf Shuti, 76 vjeç

5. Anila Shuti, 42 vjeç

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.