AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 16:39

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Arabia Saudite jep vendimin për tetë të arrestuarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Arabia Saudite jep vendimin për

Gjykata në Arabinë Sauditë ka dhënë vendimin për 8 personat e dyshuar si autorë të vrasjes së gazetarit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Prokurorinë Publike në Arabinë Sauditë ka dhënë vendimin dënim me burg për 20 vjet për pesë persona ndërsa tre të tjerë janë dënuar nga 7 deri në 10 vite burg.

Khashoggi ishte larguar nga Arabia Saudite në vitin 2017 dhe shkruante artikuj kritikë për qeverinë e këtij shteti dhe për udhëheqësit më të lartë, Mbretin Salman dhe Princin Mohammad bin Salman.

Sipas CIA-s, vrasjen e këtij gazetari e ka urdhëruar Princi Mohammad bin Salman, por ai e ka mohuar këtë akuzë.

Khashogi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. Vrasja e tij kishte nxitur reagime të shumta të komunitetit ndërkombëtar.