AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 15:13

Zjarr në zonën pyjore të Velçanit, digjen sipërfaqe pyjore me pisha e shkurre

Zjarr në zonën pyjore të Velçanit, digjen sipërfaqe

Ditën e sotme në njësinë administrative të Velçanit, në Maliq është raportuar për disa vatra zjarri.

Si shkak i zjarrit janë djegur disa sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.

Zjarrfikësit të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, por punojnë për të izoluar vatrat e zjarrit.

Ditën e sotme një tjetër zjarr është raportuar në lagjen 15, në Spitallë. Janë djegur rreth 5 hektarë sipërfaqe, 200 rrënjë ullinj si dhe shkurre e ferra.