AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 16:08

Lideri i opozitës ruse, Navalny, del nga koma. Ja si paraqitet gjendja e tij

Lideri i opozitës ruse, Navalny, del nga koma. Ja si paraqitet gjendja e

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka dalë nga koma dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, bën të ditur spitali në Berlin, po ai po kurohet aktualisht. Mjekët shprehen se Navalny po u përgjigjet stimulimeve verbale.

Navalny u dërgua për trajtim në Berlin, pas helmimit gjatë një fluturimi, ku pësoi kolaps. Pas analizave toksikologjike në spitalin gjerman, u mësua se ai ishte helmuar me agjentin nervor "Novichok".

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se Navalny është viktimë e një tentative për vrasje dhe se bota do të kërkojë shpjegime nga Rusia.

Helmi i përdorur ndaj Navalnyt, Novichok, është një agjent nervor i avancuar, i cili fillimisht u prodhua nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970′. Ky agjent nervor funksionon duke bllokuar sinjalet nga nervat tek muskujt, duke shkaktuar kështu kolaps në organizëm. Novichok mund të jetë në formë të lëngshme ose të ngurtë.

Navalny u ndje keq dhe pësoi kolaps, gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë në datën 20 gusht. Dy ditë më pas, ai u transportua për në Berlin, me kërkesë të familjes dhe stafit së tij.

Stafi i Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, se qëndron pas helmimit të tij, por Kremlini i ka mohuar këto akuza.

Mjekët rus që e trajtuan fillimisht Navalnyn, i kanë kontestuar konkluzionet e spitalit gjerman, duke mohuar që ai të jetë helmuar dhe duke deklaruar se testimet për helmim kanë rezultuar negative.

Navalny është një kritik i ashpër i Presidentit Putin dhe një aktivist i njohur kundër korrupsionit, që ka organizuar protesta të shumta në mbarë Rusinë.

/TPZ.al/