TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të një statusi në “Facebook” ku gazetari komentonte ngjarjen ku u vra ekstremisti grek Kostandinis Kacifas në Bularat, ka marrë mesazh kërcënuese.
Ditën e djeshme Hoxha shkruante “pushka top djemve të RENEA-s”, më pas kujtonte ngjarjen e vitit 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë nga forcat greke.
Statusi i Hoxhës është publikuar nga mediat greke të cilat shkruajnë: Ndërsa pala greke është në pritje të sqarimit të rrethanave për vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, kjo nuk ndodh në anën tjetër të kufirit. Pas kryeministrit Edi Rama i cili bëri një cicërimë provokuese, një gazetar shqiptar e tërhoqi edhe me shume litarin.
Ditën e sotme gazetari investigativ ka publikuar mesazhet kërcënuese “Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video”.
Postimi i plotë:
Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:
“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….
Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…
στο καλο….
Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme. TPZ.AL