AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 09:45

VIDEO/ Mes lotëve flet nënë e Kostandinos Kaçifas: “Pse e vranë tim bir, shqiptarët s’i donin pakicat”

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani une nuk e dua jeten pa femijen tim, pa shpirtin tim”. Keshtu shprehet mes lotesh nena e 35-vjeçarit Konstantinos Kociafas, pas lajmit per vrasjen e te birit nga Renea ne Bularat.

mamaja e kocifas

Mediat greke i kane marre nje pronocnim asaj, e cila ka qene mes lotesh dhe nuk ka mundur te flase shume. “Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”- ka thene ajo, shkruan Prothema.

Me tej, gazeta shkruan se dy motrat e viktimes qe jetojne prej vitesh ne Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për ti qendruar prane nenes se tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.