TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për shkak se Fatmir Xhafa nuk dha snjë shpjegim në “dorëheqjen” e tij kjo i ka lënë vend një përroi hamendësimesh se pse u largua dhe se kush e nxiti këtë vendim të papritur.
Një version po vërtitet rreth pikëpyetjes nëse ai qe një akt në gjaknxehtësi e sipër, apo një mendim i pjekur dhe i menduar me kujdes. Atij i ka dhënë hov edhe ‘lapsusi” që vetë Xhafa bëri në njoftimin për dorëheqjen që e publikoi në Facebook. Fillimisht ai nxorri një version të deklaratës të shtunën më mëngjes ku shprehej se i kishte dorëzuar kryeministrit dorëheqjen “pardje”. Pastaj kjo fjalë “pardje” u zhduk menjëherë nga nje version i dytë i deklaratës.
Por e bukura është se mjaftoi ky ‘lapsus” që shumë media pranë qeverisë të ngrinin versionin se ministri i Brendëshëm kishte paraqitur dorëheqjen që të enjten, por Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kishtin luftuar për 48 orë për ta bindur atë që të mos largohej.
Po a është i besueshëm ky version që vërteton tezën se ministri është larguar me vullnetin e tij të plotë dhe jo si ç’thponë opzitarët se ai u larguar pasi Rama nuk i kishte lënë të gjithë hapsirat për të luftuar krimin në nivele të larta politike?
Fakti që Fatmir Xhafa e ka shkruar me dorën e tij fjalën kyçe “pardje” tregon se ai fillimisht e ka pranuar versionin e betejës 48 orëshe për të qëndruar ose jo. Por nga ana tjetër, fakti që ai e fshiu po me dorën e tij këtë “detaj” flet gjithashtu shumë.
Fshirja e kësaj reference kohore tregon së pari se ai nuk donte të njhsohej me versionin që do të përhapte Rama se si kryeministër kishte dashur ta pengonte dorëheqjen. Por ekziston edhe një version i dytë. Një këshilltar dhe njeri i afërt i ish ministrit, i tregoi në konfidencë lapsi.al se e kishte takuar Xhafën të premten në mbrëmje dhe ai ishte i qetë dhe nuk kishte treguar asnjë shenjë se do të largohej të shtunën në mëngjes. Pak a shumë të njëjtën gjë ka pohuar mediatikisht edhe gazetarja Rudina Xhunga e cila e priste këtë të martë në emisionin e saj “Dritare” si ministër.
Pra po ti besojmë këtyre pohimeve, Fatmir Xhafa nuk ka marrë një vendim që po e piqte në kokë prej 48 orësh apo më shumë, por një veprim të nxitur ngandonjë shkak i minutave të fundit.
Por nëse besojmë këtë hipotezë të dytë lind pyetja tjetër: atëherë pse Rama kërkoi ta shesë ndryshe, si një vendim të marrë me kohë nga Xhafa, të cilin ai nuk ishte në gjendje ta pengonte?
Kjo mund të jetë bërë një për të mos marrë mbi vete “heqjen qafe” të një ministrf të veshur me aureolën se e donin ndërkombëtarër. Dhe e dyta për të lënë në publik mesazhin se ai ishte ndarë pa asnjë mosmarëveshje me ministrin e Brendëshëm.
A është e vërtetë kjo?
E vështrirë të besohet nëse lexon mesazhet e kriptuara që vetë Xhafa ka lëshuar këto ditë.
Fillimisht në një nga deklarata pas dorëheqjes ai eklaroi se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm “kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”. Pra Xhafa megjithëse nuk e specifikon se cilat janë këto suksese , theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i brendëshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3-fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij, ashtu si paraardhësit, ka dështuar në luftën ndaj krimit.
Përpos këtij shigjetimi Fatmir Xhafaj bëri edhe deklaratën se ai ndihej “njeri i lirë”, ndërkohë që një ditë më parë në Lushnje Edi Rama kishte thënë se askush nuk mund të kishte liri të plotë brenda shtëpisë së përbashkët dhe nëse donte ta kishte atë mund të largohej.
Këto janë grimca fare të vogla, por që tregojnë se midis kryeministrit dhe vartësit të tij jo gjithçka shkonte vaj.
Por më i rëndësishmi në këtë histori është fakti se Xhafa iku pa dhënë një arsye duke i lënë drejtën vetes të shpjegohet më vonë edhe publikisht edhe përpara atyre që konsideroheshin si ëngjëjt e tij mbrojtës ndërkombëtare. Dhe nëse vendos ta bëjë këtë, alibia se Rama luftoi 48 orë për ta mbajtur, nuk ka asnjë vlerë. Lapsi.al