AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 13:19

VIDEO/ Paralajmëron Saimir Tahiri te Krimet e Rënda: Prisni dy-tre ditë dhe do e dëgjoni...

VIDEO/ Paralajmëron Saimir Tahiri te Krimet e Rënda: Prisni dy-tre

Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, Tahiri u paraqit tek Krimet e Rënda bashkë me avokati i tij Maks Haxhia, në orën 13:00, ndërsa doli prej aty vetëm pa çaste më vonë.

Tahiri është treguar shumë miqësor me gazetarët, ndërsa nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda ai tha se kishte paraqitur diçka deçizive për procesin, duke nënkuptuar kështu ‘provat e reja’.

Deklarata për mediat:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/322525478334089/

“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është.

Prisni dy tre ditë do e dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju tani”, përfundoi Tahiri.