TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dhëndër në Kaliforni ka vdekur vetëm disa orë pasi u martua, sepse dy vëllezër shkuan të paftuar në oborrin e shtëpisë ku po mbahej ceremonia dhe rrahën dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli.
Joe Melgoza u gjet me trauma të forta në kokë. Ai u dërgua në spital por nuk i mbijetoi goditjeve të marra.
30-vjeçari la pas bashkëshorten e tij prej vetëm disa orësh, Esther Bustamante Melgoza dhe vajzën 11-vjeçare.
Dy të dyshuarit për vrasjen brutale u identifikuan si vëllezërit Rony Aristides Castaneda Ramirez, 28 vjeç dhe Josue Daniel Castaneda Ramirez 19-vjeçare.
Sipas policisë vëllezërit nuk e njihnin Melgozan por jetonin jo shumë larg banesës së familjes së bashkëshortes së tij, ku edhe po mbahej ceremonia martesore.
Ata u shfaqën në ceremoni të paftuar dhe filluan të ziheshin me disa të ftuar.
Vëllezërve iu kërkua të largoheshin dhe ata e bënë këtë gjë, vetëm për tu kthyer pak më vonë me një shkop bejsbolli.
Melgoza u përpoq të ndeshej me dy sulmuesit po ata e qëlluan me shkop bejsbolli duke i shkaktuar vdekjen.
Dy të ftuar të tjerë në dasmë morën plagë të lehta.