AKTUALITET, 31 Dhjetor 2019, 16:41

VIDEO/ Viti i Ri trokiti në Zelandën e Re, Australia e pret mes 100 vatrash zjarri

VIDEO/ Viti i Ri trokiti në Zelandën e Re, Australia e pret mes 100
Viti 2020 trokiti në Zelandën e Re, duke e bërë atë të parin shtet që kërciti fishekzjarret. Mijëra njerëz u mblodhën në Auckland për të mirëpritur vitin e ri dhe fishekzjarret mbresëlënëse e bënë natën, ditë! 2020 ka mbërritur gjithashtu në Australi, e cila e ka mirëpritur vitin e ri mes zjarreve që kanë prekur vendin për gati dy muaj. 100 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë vendin, por pavarësisht kësaj fishekzjarret nuk kanë munguar as atje, pasi një shfaqje spektakolare u mbajt në Sidnei.