AKTUALITET, 31 Dhjetor 2019, 17:16

E bija iu vra dhe iu dogj në Francë, nëna apel shtetit shqiptar. Çfarë kërkon ajo

E bija iu vra dhe iu dogj në Francë, nëna apel shtetit shqiptar.

Pas lajmit të kobshëm se vajza e saj, Brunilda Sadushi, u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, e ëma, Fatimja ka një lutje për shtetin.

“I lutem qeverise, Edi Ramës, kujtdo që ka fëmijë si unë, të më japin dorë që të sjell trupin e vajzës në Shqipëri”. Zemra e saj ruan bisedën e fundit më të bijën dhe lajmin se do të ritakoheshin pas shtatë vitesh larg.

“Mua më ka marri malli mami tha dhe dua të zbres për Vitin e Ri poshtë. Që atëherë ajo nuk më ka marrë më brenda këtyre 15 vitesh”.

Prej vitesh 56-vjeçarja kujdeset për të dy djemtë e Brunildës, që jetojnë në Berat. Nga mendja nuk ndan dot as Leonardon, nipin 3-vjeçar, që pas vdekjes së Brunildës, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez.

“I lutem qeverisë të verë dorën në zemër për fëmijët e vajzës që nuk kanë asnjë të ardhur”.

37-vjeçarja Brunilda Sadushi u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes, në një park afër qytetit të Kanës. Trupi i saj ishte i djegur pjesërisht.

Policia franceze arrestoi të premten një 28-vjeçar nga Kana si autor të këtij krimi makabër. Ai rrëfeu hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij./klan