TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur për njërin prej tre atentatorëve që mednohet të ketë marrë pjesë në tentativën e vrasjes ndaj prokurorit Arjan Ndoja. I ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli tha se njëri prej atentatorëve është ndaluar.
“Maksimumi nesër. Është punë orësh që të dalë emri i njërit prej atentatorëve. Është një personazh mjaft i njohur për Policinë e Shtetit. Dyshohet se është vrasës me pagesë. Por duroni, nesër do dalë emri i tij. Ai është ndaluar tashmë por pritet vetëm konfirmimi në mënyrë që të dalë emri i tij.
Shënjstra kanë qenë të dy, Ndoja dhe Land Muharremi. Ka qenë fat për atentatorët që i kishin në të njëjtën makinë. I vetmi i pafajshëm ka qenë shoferi Andi Maloku,”- tha Vangjeli.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?
Te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.