TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Te Napoli nuk duan të dëgjojnë për merkato futbollistësh të paktën në janar dhe shkak bëhet Elseid Hysaj. Klubi ka humbur shërbimet e një mbrojtësi të rëndësishëm siç është Kevin Malkuit, ndërsa në krahun e majtë, Ghulam nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Ançeloti. Por të pyetur nëse planifikojnë përforcime, si presidenti De Laurentis, ashtu edhe trajneri Ançeloti, kanë bërë të qartë se janë të qetë sa i përket prapavijës, pasi kanë në dispozicion Elseid Hysajn.
“Jemi në rregull kemi edhe Elseid Hysajn në atë rol”, ishin fjalët e qartë të presidentit De Laurentis, një prej atyre që në fakt është munduar me çdo kusht të largojë futbollistin në vitin e fundit, por duke pasur kërkesa të mëdha ekonomike për të.
“Të dy krahët janë të mbuluara me alternativa, jemi në rregull dhe nuk kemi asnjë problem. Është e kotë të flasim për merkaton”, qartësoi edhe vetë Ançeloti më pas para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se me kthimin e Hysajt në dispozicion dhe në listë që për takimin e nesërm, ekipi i tij ka mjaftueshëm alternativa në radhët e mbrojtjes.
Kjo zgjidhje e klubit duket se mbyll përfundimisht dyert për një largim të mundshëm të lojtarit shqiptar nga Napoli në janar, me hipoteza si Roma e Inter që kishin dalë përsëri në skenë në ditët e fundit.