Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.
I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.