TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Sinani ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i ka ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.
“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.
Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.
“Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, tha Sinani.
Gjatë ditës së sotme po mbahen zgjedhjet në Serbi, e ku po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. /Telegrafi/