AKTUALITET, 2 Prill 2021, 13:25

Vokshi takim me banorët e njësisë numër 9: Veliaj dhe Rama i kanë lënë në harresë qytetarët

Vokshi takim me banorët e njësisë numër 9: Veliaj dhe Rama i

Ditën e sotme kandidatja e PD-së, në qarkun e Tiranës, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë numër 9 në kryeqytet.

Këta të fundit, i kanë rrëfyer kandidates, të gjitha pakënaqësitë e tyre që lidhen me qeverisjen e këtyre tetë viteve të fundit.

“Nuk presim më nga këta. Kemi pritur tetë vjet dhe vetëm na mashtruan. Tani presim ta merrni ju e të na zgjidhni hallin, se këta punojnë vetëm për vete. Ne na duhet ndryshim."- u ankuan qytetarët.

Nga krahu tjetër, Vokshi vuri në dukje se për tetë vite banorët e njësisë 9, sipas saj, janë lënë në harresë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e kryeministri Edi Rama.

“Certifikatat e legalizimit po i shpërndan Ogerta Manastirliu natën dhe fshehurazi shtëpi më shtëpi.

Gjithë shteti punon për disa pushtetarë dhe oligarkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk sjellin dot ndryshim Ndryshimin e bëjmë me votë në 25 prill, për të patur qeverinë e Lulzim Bashës që kujdeset për ju.

Akoma ka ngelur Tirana me projektet që ka bërë Lulzim Basha dhe që këta i lanë në mes.

Duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke votuar masivisht për PD. 25 prilli do të jetë dita e fitores për fëmijët tanë”- tha Vokshi.