AKTUALITET, 2 Prill 2021, 12:34

25 Prilli/ PD kërkon fletë votimi vertikale, KAS zgjedh relatorin e kërkesës ankimore

25 Prilli/ PD kërkon fletë votimi vertikale, KAS zgjedh relatorin e

Pas socialistëve, edhe Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për të fletën e votimit të miratuar ditën e djeshme nga KQZ.

Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.

Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Mbrëmjen e djeshme edhe socialistët ankimuan fletën e votimit, duke kërkuar që kandidatët të identifikohen me numra. Në lidhje me këtë kërkesë, relatori u përzgjodh sot Koli Bele.