AKTUALITET, 2 Prill 2021, 11:58

Basha zotohet para kuksianëve: Do të heqim traun nga Rruga e Kombit

Basha zotohet para kuksianëve: Do të heqim traun nga Rruga e Kombit

Nga Kalimashi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin.

Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën.

Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Kreu i demokratëve është pritur me ovacione nga simpatizantët ndërsa u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.