TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një predhë luftarake që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të premte në Vlorë. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.
Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën. Predha është e rrezikshme, pasi dyshohet të jetë e paplasur.