TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike deklaroi sot të tjera raste që sipas kësaj force politike tregojnë shkelje të ligjit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Përfaqësuesi i selisë blu në Komisionin e Ankimimeve dhe Ankesave, (KAS) kërkoi sot përsëritjen e zgjedhjeve në Berat.
Përveç blerjes me 50 mijë lekë të votës, blerjes së kuponave për karta identiteti në qarkun e Beratit nga PS, Partia Demokratike paraqiti edhe prova të tjera që sipas saj mbështesin kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Deklarata
Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.
PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e përdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
Presioni i nëpunësve civilë për të gjetur secili 30-50 vota për PS-në këmbim të vendit të punës.
Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.
Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.