TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale, një tjetër është shpallur në kërkim.
Polica bën me dije se mes të arrestuarve është një 27 vjeçar i akuzuar për falsifikim kompjuterit dhe përndjekje personash.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;
A.G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kerkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri shtetasin M. B.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme