AKTUALITET, 14 Maj 2021, 12:18

Hetimet për vrasjen e 27-vjeçarit/ Policia aksion në zonën ku ndodhi krimi! Kontrolle në një magazinë, ku dyshohet se…

Hetimet për vrasjen e 27-vjeçarit/ Policia aksion në zonën


Disa ditë pas vrasjes së Mehmet Qemës në Tiranë nga shoku i tij, Marjus Dema policia sot ka zhvilluar një aksion në zonën ku ndodhi krimi.

Siç raporton News24, operacioni u zhvillua në rrugën “5 maji”, ku u kontrollua një magazinë që është marrë me qira nga shtetasi me iniciale K.Gj.

Dyshohet se në atë magazinë  zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike. Për ngjarjen po heton edhe krimi ekonomik, pasi në lokal dyshohet se është gjetur edhe një makineri e cila gjeneron bitcoin.

HETIMET

Burime nga Prokuroria thanë se në kërkesën e dorëzuar në Gjykatë, është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg”. Përveç autorit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, në rrugën “5 Maji”, në Tiranë, i cili u vetëdorëzua i pari në Polici, deri në mbrëmje, të martën, u dorëzuan edhe të gjithë miqtë e tjerë të viktimës e autorit, që kishin qenë të pranishëm në ngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan 5 persona, një u procedua në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë pasi nuk rezultuan të përfshirë në krim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur në rrugën “5 Maji” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”; Erlind Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.