AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 12:49

Vlerësim pozitiv për Strakoshën në finalen ndaj Juventusit: I transmeton qetësi mbrojtjes

Vlerësim pozitiv për Strakoshën në finalen ndaj Juventusit:


Lacio mposhti për herë të dytë brenda pak ditëve Juventusin teksa bardhekaltërit triumfuan me rezultatin 3-1. Këtë herë bëhej fjalë për Superkupën e Italisë, ndërsa protagonist në skuadrën kryeqytetase ishte edhe Tomas Strakosha.

Portieri shqiptar zhvilloi një ndeshje të mirë. Në vlerësimin pas ndeshjes nga Eurosport, theksohet se 24-vjeçari mund të bënte më mirë në rastin e golit të parë, megjithatë në vazhdim të sfidës i transmeton qetësi shokëve të prapavijës.

Tomas Strakosha, 6- “ Nuk është krejtësisht pa faj në rastin e golit të parë, teksa topi i grushtuar nga goditja e Ronaldos kthehet te Dibala.

Në pjesën e mbetur të sfidës nuk i duhet të bëjë ndërhyrje të mëdha. I transmeton qetësi dhe siguri mbrojtjes. Mjaft mirë edhe në topat në ajër”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për ndeshjen e Strakoshës.