AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 09:29

Situata politike dhe ajo post-tërmet, Edi Rama mbledh qeverinë në Durrës

Situata politike dhe ajo post-tërmet, Edi Rama mbledh qeverinë në


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme qeverinë e tij në Golem të Durrësit, ku pritet që të diskutohet mbi situatën që po kalon vendi pas tërmetit të 26 Nëntorit, por padyshim që do të flitet dhe mbi krizën e tejzgjatur politike, dhe sfidat e 2020-tës.

Në takim janë të pranishëm të gjithë ministrat, të cilët janë ngarkuar me detyra të reja, pas tërmetit.

Pas tërmetit të Nëntorit mijëra njerëz mbetën të pastrehë, ndërsa një pjesë e tyre janë akomoduar në hotele në Durrës dhe në Golem, ndërkohë që qeveria nuk ka ende një bilanc financiar mbi dëmet që ka lënë pas kjo fatkeqësi natyrore.

Po ashtu në zonat rurale ka ende njerëz që qëndrojnë në çadra, të cilat janë të papërshtatshme për kushtet atmosferike në të cilat po kalon vendi në këto dy ditët e fundit. (Foto ilustruese)