TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mikesha e ngushtë e këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, Julka Gramo reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se këtë vit kishte dashur shumë që fitoren e Festivalit të Këngës në RTSH, ta rrëmbente Elvana.
Ajo është shprehur se pavarësisht gjithçkaje, Elvana vazhdon të jap shpirtin në skenë, dhe qëndron akoma në atë nivel që jemi mësuar ta shohim gjithmonë, me këngë që kthehen në hite.
Në reagimin që ajo ka publikuar janë parë shumë komete që mbështesin Elvanën, por dhe të tjerë që pëlqejnë më shumë artin e Arilenës.
Ndërkohë në një nga komentet e ndjekësve tregohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë brenda skenës aty ku edhe një grup me të rinj u futën papritur për të brohoritur Arilenën.
“Në fakt Julka duhet të thuash disa të vërteta, në krye të të stafit për menaxhimin e sallës ishte menaxheri i Arilenës dhe dihet pse salla brohoriste aq shumë. Plakat e të dielës shqiptare e bënë punën e vet. Të gjithë e dimë sesa fansa ka Arilena e sa ka Elvana.”-shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër komentues që pretendon se ka qenë në natën finale brenda sallës së Pallatit të Koncerteve ka thënë se në një moment papritur janë futur 40 fansa të Arilenës, edhe pse nuk kishte vende për ta, vetëm në momentin kur ajo performoi, në mënyrë që të duartrokisnin dhe brohorisnin për të.
“Kam qenë dje unë në sallë dhe është mëse e vërtetë, janë futur nga ana tjetër e skenës 40 fansa të Arilenës… nuk kishte më karrige dhe shtuan disa karrige të tjera! Dhe më tha njëri që janë fansat e Arilenës.
Të gjithë ata që u ngritën në këmbë ishin nga Shkodra, dhe të sjellur aty nga menaxherët e Arilenës. S’ka ka pas asnjë biletë për të shitur, i kanë marrë me ftesë të gjithë,”-ka shkruar komentuesi.
Arilena Ara fitoi Festivalin e RTSH-së me baladën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. me një këngë ritmike që titullohet “Me tana”.
Kujtojmë që deri në momentin e fundit para se të shpallej fituesja, të gjithë dinin se fituesja do të ishte Elvana Gjata pasi pak kohë më parë ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni.
