TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shumë luhatjeve mes kampionatit dhe Championsit, Interi i Antonio Contes rigjen veten në Serie A. Zikaltrit u ngjitën përkohësisht në vendin e 2-të të kampionatin pasi triumfuan pastër me rezultatin e thellë 0-3 më transfertën e Mapei Stadium ndaj Sassuolos.
Humbja e parë për skuadrën nga Reggio Emilia në këtë sezon, me Sassuolo që hyri si e dorëzuar në fushë përballë Interit. Pa u mbushur ende katër minuta lojë, Alexis Sanchez shfrytëzoi asistin perfekt të marrë nga Lautaro Martinez duke kaluar në epërsi skuadrën e Contes.
Nuk vonoi dhe në të 14-ën një goditje e fortë e Vidal u devijua në rrjetën e tij nga rumuni Chiriches, autogol që i dha epërsinë e dyfishtë Interit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta të vendasve mbrojtja zikaltër këtë herë funksionoi dhe për herë të dytë në këtë sezon nuk pësoi gol, ndërkohë që fitorja e zikaltërve u vulos në minutën e 60-të nga goli i Gagliardinit që shënoi me një goditje fluturimthi të tretin për Interin pas asistit të Darmian.
Me këtë fitore Interi u ngjit në kuotën e 18 pikëve dhe pas 9 javësh ka sulmin më të mirë të Serie A.