TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë ardhur për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vethodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.
Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.
ABC News ka mësuar se disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.
Mjekët dhe vetë Gjetani konfirmuan se 65-vjeçari është vjehrri i tij.
Mësohet se pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Për shkak të kësaj gjendje, Miri u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor.
Por si mundi 65-vjeçari ti shpëtojë vëmendjes së bluzave të bardha dhe të kryej aktin ekstrem?
Nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare.
Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar.
Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të 65-vjeçarit.
Ndërkohë vetë deputeti Gjetani u shpreh për ABC News, se vjehrri i tij kishte shfaqur ditën e sotme gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa u shpreh se do të flasë në një tjetër moment për ngjarjen tragjike.
Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.