AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 19:38

Rriten infeksionet në Itali, mbi 1300 raste të reja në 24 orë

Rriten infeksionet në Itali, mbi 1300 raste të reja në 24

Gjatë 24 orëve të fundit rikthehet rritja e numrit të personave të prekur nga koronavirusi në Itali.

Nga 102 mijë testime të kryera sasia më e madhe e kryer ndonjëherë sipas ministrisë së Shëndetësisë, 1326 persona rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 978 që ishin një ditë më parë.

Numri total i personave të prekur nga Sars-Covid-2 në Itali arriti në 271 mijë.

Gjithashtu janë konfirmuar gjashtë víktíma, duke e rritur në 35.497 vdekje në total që nga nisja e pandemisë.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur nga koronavirusi me 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto, Lazio dhe Campania.