TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi. Mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit, duke i dhënë fund jetës.
Viktima është Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit. Ai ka dalë pozitiv me koronavirus rreth dy ditë më parë, ndërsa dje ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.