AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 22:31

Ambasada shqiptare në Greqi apel emigrantëve: Respektoni rregullat dhe oraret që kemi caktuar

Ambasada shqiptare në Greqi apel emigrantëve: Respektoni rregullat dhe

Ambasada shqiptare në Greqi ka publikuar disa foto nga radhët në selinë diplomatike në Athinë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e emigrantëve shqiptarë në këto ditë intensive pune dhe të respektojnë rregullat dhe oraret orientuese të përcaktuara.

Ju vuani një ditë, ne jemi të njëjtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni!

Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar” mbyllet postimi.