AKTUALITET, 30 Prill 2020, 10:03

“Vizita misterioze e Thaçit në Shqipëri”, Albin Kurti: Shembulli më i keq për qytetarët!

“Vizita misterioze e Thaçit në Shqipëri”, Albin


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga mediat e Prishtinës, lidhur me vizitën misterioze të presidentit Thaçi në Shqipëri, në kushtet e izolimit nga pandemia.

Me një shënim në Facebook, Kurti shkruan se ajo që ka bërë presidenti Thaçi është shembulli më i keq që mund t’u jepet qytetarëve.

“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy..”, shkruan Kurti.

Postimi i Albin Kurtit:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin.

Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.

Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.