TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë rihapur regjistrimet në e-Albania për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar. Sipas njoftimit të Ministrisë sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 7 shtator 2026.
Aplikimet vlejnë për regjistrimet në klasën e parë, klasën e dhjetë, si dhe në shkollat artistike dhe sportive.
Ministria apelon se prindërit dhe nxënësit duhet të përfundojnë procedurat brenda afatit të përcaktuar.
Njoftimi i Ministrisë
RIHAPEN REGJISTRIMET
Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen sot aplikimet në e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 7 shtator 2026.
Aplikimet do të jenë të hapura për: regjistrimet në klasën e parë; regjistrimet në klasën e dhjetë; regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.
Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼