TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e sportit, Viola Spiro, ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, por çështjet e saj të zemrës kanë tërhequr vëmendjen e kujtdo.
Këtë verë, vajza me linjat e kuruara duket se ka hequr dorë jo vetëm linjat perfekte, por edhe nga djemtë problematikë. Në këto foto paparazzi plazhi të kësaj vere, Viola duket se ka shtuar pak në peshë me barkun e rrumbullakosur, kilogramë që nuk ia zbehin sharmin.
Ndërsa për sa i përket jetës private, ajo duket se ka hequr dorë nga lidhjet problematike. Mediat po flasin se Viola ka nisur një histori të re me një biznesmen, i cili ka profil të ulët në publik dhe është i rezervuar.
Mediat kanë zbuluar se Viola po jeton një histori të re dashurie, larg kamerave, por me një emër të njohur në fushën e biznesit të gazit në Shqipëri.
Arbër quhet partneri i moderatores. Ai ka një profil personal në “Twitter” dhe nëse kërkon mbi emrin e tij në “Google”, me siguri do ta gjeni mes titujve që flasin për marrëveshjen e mirëmbajtës së gazsjellësit TAP. Ndoshta për shkak të kësaj lidhjeje serioze, gjen shpjegim dhe deklarata e Violës pak kohë më parë se kishte vendosur të mos postonte më foto me bikini dhe të mos ketë më epitetet si “vajza se.ksi”.
Në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive, ajo u shfaq krejt ndryshe në stil dhe mendime. Tashmë një vajzë e mbledhur, Viola Spiro tregoi se ka ndryshuar në shumë aspekte. Nga pushimet e luksit dhe fotot seksi me bikini, Viola la të nënkuptohej se tashmë s’do ta shohim në asnjë foto me të brendshme, pasi ka vendosur të mos ketë më epitetin “vajza seksi”.
“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu, pasi dua të largohem nga epitetet ‘vajza seksi’. Kam qenë e vogël, kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson, thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze. Ishte një moment që po e shikoja veten time në verë dhe thashë se do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri te hunda”, u shpreh prezantuesja e sportit.
Panorama Plus