LIFESTYLE, 26 Korrik 2020, 11:25

Me dy gishta lart, Stresi publikon fotografinë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha që kur ishte 11 vjeç


Reperi Stresi ka treguar gjithmonë se ka simpati për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe këtë e vërteton sa herë merr pjesë në pròtesta apo ngjarje të ndryshme të organizuara nga PD.

Së fundmi, ka publikuar disa imazhe që mbajnë datën e vitit 1998 kur Sali Berisha po mbante fjalim para qytetarëve dhe krah tij qëndronte reperi, aso kohe vetëm 11 vjeç.

Ndërkohë, Stresi është duke punuar me ritëm të njëjtë për këngë të reja dhe së shpejti pritet të publikojë projektin e radhës.