LIFESTYLE, 26 Korrik 2020, 08:24

Ka guxim apo jo? Partneri kërcènon publikisht Jonida Vokshin (FOTO)


Që kur teknologjia dhe rrjetet sociale kanë marr një hov të paparë, fotot dhe videot janë kthyer në qendrën e vëmendjes për të gjithë. Duhet ta pranojmë se të gjithë e kemi nga një shok a shoqe që ruan fotot a videot tona më të kèqija dhe është gati të na kërcènojë çdo kohë me to.

Në këtë grup duket se bën pjesë edhe Besnik Krapi, i cili sapo i ka lëshuar një goxha ‘kërcènim publik’ Jonidës. Ai ka publikuar një foto të moderatores në Instagram dhe krahas saj shkruan “Jom ka mendoj me e postu vazhimin e këtij momenti. @jonidavokshi çka po thu ti?”.

“Hap gojën sa para do”,- ka shkruar Jonida me nota humor, duke u munduar ta korruptojë që të mos e postojë. Teksa në këtë situatë komike ka ndërhyrë edhe Olta Gixhari, e cila i shkruan Besnikut “Besnik, po e pate me fríkë na e kalo se e postojmë ne”.

Kurioziteti se me çfarë po e kërcènon Besniku Jonidën është shumë i madh, por mbetemi në pritje nëse do ketë ‘guximin’ ta postojë foton tjetër apo jo.