LIFESTYLE, 25 Korrik 2020, 11:24

“Gëzuar! Ju paça dhe unë!”- Mjeku Pëllumb Pipero festë me miqtë, kthen gotën e verës me fund dhe e thyen në mes të lokalit

“Gëzuar! Ju paça dhe unë!”- Mjeku Pëllumb

Mjeku i njohur i Infektivit, Pëllumb Pipero i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të intervistave të shumta që ka dhënë për COVID-19, është filmuar së fundmi me një drekë me miqtë e tij. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Pipero shihet në shoqëri që ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, dhe teksa bën gëzuar me një gotë verë me miqtë, mjeku hedh gotën dhe e bën atë copa-copa. Nuk dihet qëllimi i këtij gjesti apo çfarë ‘riti’ ka dashur të zbatojë Pëllumb Pipero, me gjasa të shkarkojë stresin e akumuluar gjatë kësaj periudhe, ku veç punës në spital, mjekut të njohur i është dashur të kthen përgjigje edhe mijëra shqiptarëve jashtë vendit, të cilët kërkojnë këshillim për situatën e COVID-19.
 
View this post on Instagram
 

Pipero heq stresin e perballjes me koronavirusin me vere

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on