AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 16:27

Tmerr në Prishtinë, qëllohen me kallashnikov katër persona. Humb jetën një nga të plagosurit

Një nga katër personat e dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Qëllohen me kallashnikov katër persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në një nga lagjet e Prishtinës.

Sipas informacioneve të marra nga mediat kosovare, bëhet me dije se një person ka qëlluar me armë në drejtim të katër shtetasve, duke i lënë të plagosur.

Ende nuk dihen detaje mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërsa policfi9a dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Sakaq, kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë per Express, se nga të shtënat në Lagjen e Spitalit në kryeqytetin e Kosovës nuk ka asnjë viktimë, por një i plagosur rëndë dhe tre në gjendje më të lehtë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa të plagosurit ndodhen janë nëë kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.