AKTUALITET, 11 Mars 2020, 15:00

Viktima e parë nga koronavirusi/ Zv.ministrja zbardh detajet dhe bën thirrje: Bashkëpunoni me stafet mjekësore

Viktima e parë nga koronavirusi/ Zv.ministrja zbardh detajet dhe bën

Zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka reaguar sot pasi e moshuara e prekur nga koronavirusi ndërroi jetë në spitalin e Durrësit dhe u bë keshtu pacientja e pare që vdes nga ky virus në Shqipëri.

“Shpreh ngushellime per familjen e te ndjeres, 73-vjecares qe humbi jeten nga COVID-19. Pacientja që ndodhej e izoluar në gjendje të rëndë s’mundi të mbijetojë pas komplikacioneve të sëmundjeve që vuante prej vitesh. Vuante nga insifucienca kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh crregullime te ripit te zemres, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte hipertireozë, patologji te tiroides dhe e sëmurë që kishte kryer edhe by pass kardiak para disa vitesh.

Pra tërësisht në grupin e atyre sëmundjeve që kur preken nga koronavirusi cedojnë më shpejt.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale pacientja nuk mundi të mbijetojë, ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar në spitalin rajonal të Durrësit, sot reanimatiorët atje kërkuan transferim në QSUT, kur po merreshin masa per transportimin e saj gjendja precitoi menjëherë, me gjithë përpjekjet pacientja nuk mundi të mbijetojë.

Sic e kemi thene, është virus që ashtu si gripi prek moshat e mëdha e ato që vuajnë

prej semundje te tjera, u bëj thirrje të jenë bashkëpunues qytetareve me autoritetet e stafet mjekësore.

Kush që ka histori udhëtimi të vetëkarantinohet, kush ka shenja infeksioni të telefonojë 127, të kufizojmë lëvizjet sa më shumë të mundemi”, tha Rakacolli.