TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sulmuar mbrëmë.
Lajmin Qori e ka postuar vetë në Facebook, ku ka botuar edhe një foto të makinës së tij, xhami i përparmë i së cilës duket krejtësisht i copëtuar.
Ai theksoi se ka marrë shumë kërcënime që kur ka mbështetur minatorët e Bulqizës. “Mbrëmë vura re se më kishin thyer xhamin e makinës “luksoze”. Shpresoj shumë të jetë rastësi e ndonjë kalamaje të lagjes, ndonëse mendja më shkon më kollaj te llumi shoqëror dhe politik i Tiranës” ka theksuar Qori Organizata politike e së cilit është shquar për mbrojtjen e minatorëve, naftëtarëve dhe studentëve.