AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 18:24

VIDEO/ Dita e 40-të, protesta tek Unaza e Re: Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka?

VIDEO/ Dita e 40-të, protesta tek Unaza e Re: Projekti ra,

Paralelisht me protestën e studentëve, në Tiranë ka nisur edhe protesta te Unaza e Re. Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Protesta te Unaza e Re shënon ditën e 39, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Ata kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.

“Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka, Gjiknuri në burg, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, këtu vendosim ne”, ishin disa nga thirrjet në korr të banorëve.

Deputetë të opozitës ishin gjithashtu në protestë.