TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër ndeshje, tjetër gol për Vedat Muriqin në Superligën e Turqisë.
Fenerbahçe mposhti 3-1 Beshiktashin në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Turqisë.
Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10-të në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje deri më tani.
Ai është shprehur i lumtur me fitoren e madhe të Fenerbahçes që ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe ka kapur vendin e tretë, duke lënë prapa Beshiktashin.
“Tifozët ishin të shkëlqyeshëm. Kemi luajtur shumë mirë. Me shumë se sa goli im, ishte me rendësi të fitonim. Synojmë që edhe ndeshjen e radhës ta fitojmë dhe te vazhdojmë drejt titullit”, u shpreh Muriqi.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/muriqi.mp4"][/video]