TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Melania Trump vihet sërish në vëmendje të mediave, për sjelljen e saj publike ndaj Presidentit Donald Trump.
Në debatin e fundit presidencial mes Trump dhe Biden për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në 3 nëntor, ra në sy sërish një sjellje tashmë e njohur e Zonjës së Parë.
Melania u pa t’ja heqë dorën me forcë presidentit teksa ecnin së bashku për të dalë nga skena.
Ky moment është bërë viral në rrjet dhe përdoruesit e Twitter-it shpërthyen me komente.
Kjo nuk është hera e parë që Zonja e Parë vë në siklet presidentin, të cilit shpesh preferon të mos e kapë prej dore, dhe kamerat kanë fiksuar edhe momente kur Donald Trump kërkon që ata të rrinë me duart e bashkuara.