TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni në zemër. Ylli i “Terminator” u shpreh se ndihet për mrekulli pasi iu nënshtrua operacionit për të zëvendësuat një valvul të aortës. Kjo është hera e dytë që aktori ka bërë ndërhyrje në zemër gjatë dy viteve të fundit.
73-vjeçari e bëri me dije lajmin përmes një postimi në twitter, megjithatë nuk bëri me dije se kur i është nënshtruar operacionit të vështirë. Në 2018-ën, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvulë pulmonike që u ndryshua fillimisht në 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.
https://twitter.com/Schwarzenegger/status/1319735649604259841?s=20
“Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvul të ri të aortës së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit,” tha Schëarzenegger. “Ndihem për mrekulli dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim! ”, shtoi aktori.